Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Astirit bllokojnë rrugën me thirrje e protesta

Tiranë, banorët e Astirit bllokojnë rrugën me thirrje e protesta

Banorët e Astirit kanë bllokuar edhe mbrëmjen e sotme rrugën me protesta kundër shembjes së banesave të tyre.

Banorët e Astirit, tashmë prej 54 ditësh po protestojnë me pankarta në duar, thirrje e brohoritma.

Ata kërkojnë dëmshpërblimin në vlerën e tregut për banesat që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Ashtu si banorët edhe deputetë të opozitës prej rreth dy muajsh kanë mbështetur protestën, duke iu bashkuar në rrugë.