Ballina Aktualitet Tiranë, Balla i përgjigjet Shkëlzen Berishës: Halle të mëdha të presin

Tiranë, Balla i përgjigjet Shkëlzen Berishës: Halle të mëdha të presin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar në distancë me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, teksa ky i fundit deklaroi sot se Balla nuk u paraqit sot në seancën gjyqësore sepse nuk jep dot shpjegime për udhëtimet jashtë Shqipërisë me trafikantin e drogës, Edmond Bego.

Shkëlzen Berisha akuzon Ballën për shpifje në procesin gjyqësor, ndërsa përmes një postimi në Facebook, Balla thotë se e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen në seancën gjyqësore për shkak të angazhimeve si deputet në qarkun e Elbasanit. Balla paralajmëron Berishën se nuk do shpëtojë pa u ndëshkuar në dosjen CEZ.

“Shkëlzen Sali Berisha! Paske bilbilosur para Gjykatës sot në mungesën time dhe qenke trimëruar mesa shoh para gazetarëve, por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndërshkuar në dosjen CEZ! E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj. Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin,” – shkruan ai.