Ballina Aktualitet Tiranë, “Babalja”, Ervin Salianji merret i pandehur nga Prokuroria

Tiranë, “Babalja”, Ervin Salianji merret i pandehur nga Prokuroria

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është marrë si i pandehur këtë të premte nga Prokuroria e Tiranës. Salianji është thirrur nga organi i akuzës për t’u njohur me akuzat e çështjes “Xhafaj-Babale”, ku akuzohet për kallëzim të rremë.

Mësohet se dosja e ish-deputetit është dërguar në gjykatë. Salianji u mor i pandehur lidhur me përgjimin e njohur si të Babales.

Veç deputetit të dorëhequr në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.