Ballina Aktualitet Tiranë, arrestohet tregtari i mishit

Tiranë, arrestohet tregtari i mishit

Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një subjekti tregtar, pasi tregtonte produkte mishi e bulmeti pa licencë.

Burimet policore bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë pronari i një subjekti me inicialet A. A., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu ky subjekt është gjobitur nga AKU me gjobë 1.650.000 lekë si dhe nga Hetimi Tatimor me 137.366 lekë.