Ballina Aktualitet Tiranë, arrestohet punonjësi i aeroportit, informoi për transportin e parave që u...

Tiranë, arrestohet punonjësi i aeroportit, informoi për transportin e parave që u grabitën

Një tjetër person është ndaluar sot nga Policia e Shtetit në lidhje me grabitjen e parave në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas pasditen e 9 prillit, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i konsideruar si kreu i grupit kriminal që kreu sulmin.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se shtetasi i ndaluar, i identifikuar me inicialet H. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka qenë informatori i grupit kriminal në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Shtetasi i ndaluar punonte në sektorin e ngarkimit të bagazheve në avionë dhe dyshohet se ka dhënë informacione për sasinë e parave që do të transportohej.