Ballina Aktualitet Tiranë, arrestohet ish-kreu i DDA

Tiranë, arrestohet ish-kreu i DDA

Ish-kreu i Drejtorisë së të Drejtave të Autorit Zamir Sukniqi, është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj drejtuesve aktual.

Sukniqi, është liruar më herët nga detyra për keqmenaxhim dhe abuzim me fondet, në kohën kur ishte në krye të Drejtorisë.

Gjatë ditës së sotme ai ka shkuar në një nga mbledhjet e DDA dhe ka goditur drejtuesit aktual, të cilët kanë telefonuar policinë, ndërsa sipas tyre Sukniqi ka qenë në gjendje të dehur.

Ish-drejtori Zamir Sukniqi është shoqëruar në Komisariatin numër 2 ku është mbajtur për disa orë dhe do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, për akuzën e vetëgjyqësisë.

Gjithashtu ish-zyrtari, në kohën kur ka qenë drejtues i Drejtorisë së të Drejtave të Autorit ka tërhequr para nga llogaria e institucionit, por asnjëherë nuk i ka bashkangjitur dokumentacion se ku janë shpenzuar ato duke sjell kështu shkarkimin nga detyra të tij.