Tiranë/ Arrestohet i riu me armë në brez, pas denoncimit nga qytetarët

91

Arrestohet pas denoncimit nga qytetarët, me armë një 20-vjeçar në Tiranë. Policia sekuestroi edhe armën.

Njoftim i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët, Forca e Posaçme “Shqiponjat” lokalizon dhe vë në pranga 20-vjeçarin.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.

Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.