Ballina Aktualitet Tiranë, arrestohet i dënuari me 10 vite burg për trafik droge

Tiranë, arrestohet i dënuari me 10 vite burg për trafik droge

Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas burimeve policore, shtetasi F. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pasi, më datë 18.12.2018, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kishte dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Shtetasi në fjalë, gjatë kohës që zhvillohej procesi gjyqësor, ishte në gjendje të lirë. Por, pas vendimit të dhënë, ai ishte larguar nga vendbanimi. Në këtë mënyrë, ai u shpall në kërkim për t’u arrestuar dhe dërguar në vendin e vuajtjes së dënimit.

Ai u arrestua sot, në Tiranë, dhe u gjet nën zotërimin edhe të disa dokumenteve identifikimi në gjuhën italiane, të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.