Ballina Kronikë Tiranë, arrestohet hackeri 20 vjeçar

Tiranë, arrestohet hackeri 20 vjeçar

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pas 6 muajsh hetime 20-vjeçarin Arben Bozhiqi, lindur në Pajovë të Peqinit dhe banues në Laprakë, Tiranë i cili akuzohet për veprat penale ndërhyrja në të dhënat kompjuterike, falsifikimi kompjuterik dhe hyrje e paautorizuar kompjuterike.

20-vjeçari dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3 000 adresa të rrjeteve sociale dhe e-maileve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, aktivitet që e bënte që prej vitit 2010, duke qenë që në moshën 12-vjeçare specialist kompjuterash që vidhte të dhëna duke hakuar profile të ndryshme në rrjetet sociale dhe adresa e-maili.

Arrestimi u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.