Ballina Aktualitet Tiranë, ankimimet për vendimet e KPK, caktohen seancat për Dedjan dhe Bratin

Tiranë, ankimimet për vendimet e KPK, caktohen seancat për Dedjan dhe Bratin

Komisioneri Publik ka paraqitur ankesën kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me proçesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja, ankimim ky që do të gjykohet në seancë publike në datën 12 dhjetor.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka publikuar datën edhe për Alma Bratin, e cila do të rigjykohet një ditë më vonë. Të dy këta u konfirmuan në detyrë, por vendimet e KPK u apeluan nga Komisioneri Publik.

Ndërkohë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin edhe për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Dollapaj, i cili u konfirmua në detyrë në muajin gusht.