Ballina Aktualitet Tiranë, ambasadorja Schutz: Qeveria gjermane mbështet reformën në drejtësi

Tiranë, ambasadorja Schutz: Qeveria gjermane mbështet reformën në drejtësi

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti sot në takim ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, me të cilën bisedoi rreth vazhdimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit të qeverisë gjermane për institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri.

Nga ana e saj, ambasadorja Schütz vlerësoi punën e deritanishme e KLP dhe nënvizoi edhe njëherë mbështetjen e qeverisë gjermane për zbatimin e Reformës në Drejtësi në vendin tonë.

Schütz u interesua për objektivat e KLP-së dhe për hapat të nevojshme për arritjen e tyre. Interes të veçantë ka ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, si dy teste të rëndësishme për organet e reja të drejtësisë.