Ballina Aktualitet Tiranë, ambasadori Soreca: Reforma në drejtësi po jep rezultate

Tiranë, ambasadori Soreca: Reforma në drejtësi po jep rezultate

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca, ishte sot i pranishëm në prezantimin e strategjisë së Shkollës së Magjistraturës në republikën e Shqipërisë.

Gjatë fjalimit të tij Soreca theksoi se: “Tani që reforma në drejtësi po jep rezultat dhe transformimi i gjyqësorit shqiptar është bërë i prekshëm, duhet të sigurojmë qëndrueshmërinë në terma afatgjatë të sistemit”.

Ai siguroi gjithashtu mbështetjen e BE për Shkollën e Magjistraturës së Shqipërisë, e cila ka në dorë të ardhmen e reformës në drejtësi dhe është institucioni kryesor që do të ndryshojë kulturën e gjyqësorit shqiptar.

“Roli i Shkollës së Magjistraturës është shumë i rëndësishëm. Është institucioni kryesor që do të ndryshojë kulturën e gjyqësorit shqiptar. Shkolla ka në dorë të ardhmen e reformës në drejtësi dhe BE krah të saj,” – theksoi ndër të tjera Soreca.