Ballina Aktualitet Tiranë, ambasadori Soreca: Palët politike të ulen sa më shpejt në dialog

Tiranë, ambasadori Soreca: Palët politike të ulen sa më shpejt në dialog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka nxitur përsëri palët politike që të ulen në tryezë për të bashkëpunuar në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë, pas rezolutës së parlamentit gjerman, i cili, ndonëse me kushte, miratoi çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Është e rëndësishme që parlamenti gjerman i dha mandatin qeverisë federale të çelë negociatat dhe të thotë po për Shqipëinë për çeljen e negociatave, – tha sot ambasadori Soreca në një prononcim për mediat. – Ajo që është kërkuar nga parlamenti gjerman dhe në rast se konfirmohet edhe nga Këshilli është se në atë periudhë ndërmjet këtij vendimi dhe konferencës së parë duhet përkushtimi dhe angazhimi i të gjitha palëve, i qeverisë, parlamentit, presidentit, shoqërisë civile dhe medias. Të gjitha këto palë do të duhet të bëhen bashkë në mënyrë që duke punuar së bashku Shqipëria të ecë përpara.”