Ballina Aktualitet Tiranë, ambasadori Soreca: Koha për dialog politik për të mbrojtur interesat e...

Tiranë, ambasadori Soreca: Koha për dialog politik për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka vlerësuar ditën e sotme përparimet që ka bërë Shqipëria nga qershori i vitit të kaluar drejt integrimit të BE.

Por ai theksoi më tej nevojën e dialogut politik për të mbrojtur interesin e shqiptarëve që duan integrimin në BE.

Më tej, Soreca u bëri thirrje forcave politike për dialog për të mbrojtur interesat e shqiptarëve drejt BE.

“Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t’u angazhuar në dialog. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë të lëvizë drejt BE-së,” – theksoi ambasadori i BE.