Ballina Aktualitet Tiranë, ambasadori Soreca: BE mbështet Shqipërinë

Tiranë, ambasadori Soreca: BE mbështet Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ishte sot i pranishëm në Konferencën Gjyqësore, e cila ka mbledhur bashkë gjyqtarët për të zgjedhur Këshillin e Lartë të Gjyqësorit,(KLGJ), një nga organet kryesore të gjithë sistemit të drejtësisë.

“Më shumë se 300 gjyqtarë po takohen sot për të zgjedhur 6 anëtarë të KLGJ-së. Këto zgjedhje do të formësojnë sistemin e Drejtësisë dhe do të forcojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Bashkimi Evropian është plotësisht i përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë për t’u ofruar Drejtësi të gjithë qytetarëve të saj,” – u shpreh ai.

Me votim të fshehtë, 360 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat e vendit do të votojnë sot për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 10 janë kandidatë gjyqtarë në këtë proces, nga të cilët do të zgjidhen 6 anëtarë.