Ballina Aktualitet Tiranë, ambasadori Soreca: Bashkëpunimi rajonal përshpejton integrimin në BE

Tiranë, ambasadori Soreca: Bashkëpunimi rajonal përshpejton integrimin në BE

Ambasadori Luigi Soreca në Forumin Ekonomik të Tiranës, “Ndryshimet e Pushtetit Global: Ndikimi i Shqipërisë dhe Rajonit” u shpreh se bashkëpunimi rajonal nuk është zëvendësim për integrimin evropian. Përkundrazi, ajo do të përshpejtojë përparimin e rajonit drejt integrimit. Bashkëpunimi rajonal nënkupton lidhjen e tregjeve, ekonomive dhe, më e rëndësishmja, njerëzit e rajonit.

“Bota ndodhet në një moment të vështirë. Ose, për ta thënë me fjalët e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini: Bota po kalon një moment kaosi dhe konfuzioni. Evropa – dhe me Evropë nënkuptoj si Bashkimin Evropian ashtu dhe Ballkani Perëndimor – po e gjen veten të rrethuar nga kriza dhe konflikte,” – u shpreh në fjalën e tij ambasadori, Luigi Soreca.