Ballina Aktualitet Tiranë, ambasadori Soreca: 34 milionë euro për reformën në drejtësi

Tiranë, ambasadori Soreca: 34 milionë euro për reformën në drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca inkurajoi sërish prokurorët që të aplikojnë për SPAK.

“Do të ketë mbështetje politike dhe financiare nga BE-ja. Do të jepen 34 milionë euro për të mbështetur reformën në drejtësi,” – theksoi ndër të tjera Soreca.

Ndërkohë, ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale kroate (USKOK), Tamar Laptosh, e cila do të jetë eksperte e EURALIUS-it për dy vite në Shqipëri, tha se duhet “jo vetëm ndjekje penale, por konfiskim i aseteve të përfituara nga krimi i organizuar dhe korrupsionit”.