Ballina Aktualitet Tiranë, ambasadori Cutillo: Fuqizojmë bashkëpunimin Shqipëri-Itali

Tiranë, ambasadori Cutillo: Fuqizojmë bashkëpunimin Shqipëri-Itali

Gjatë një deklarate për mediat ambasada e Italisë në Tiranë ka përshëndetur sot operacionin anti-drogë Shqipëri-Itali dhe ka nënvizuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit.

Gjithashtu më tej shprehu kënaqësinë e madhe për rezultatet e shkëlqyera të arritura në operacionin “lulet e pranverës” të Skuadrës së parë Hetimore të Përbashkët (S.I.C.) e krijuar mes Autoriteteve gjyqësore të Italisë dhe Shqipërisë.

Më tej ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, deklaroi se arrestimet janë një rezultat i rëndësishëm i arritur falë punës së përbashkët.

“Bashkëpunimi gjyqësor dhe ai i policisë mes Italisë dhe Shqipërisë ka çuar në arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme në luftën ndaj krimit të organizuar. Arrestimet e kësaj mbrëmjeje janë një rezultat i rëndësishëm i arritur falë punës së përbashkët të kryer nga Skuadra e parë Hetimore e Përbashkët që i ka mundësuar magjistraturës dhe policisë italiane dhe asaj shqiptare të punojnë sëbashku. Fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh dhe atij ndërkombëtar rezulton të jetë mjeti më efikas në arritjen e këtyre rezultateve,” – theksoi më tej Cutillo.