Ballina Aktualitet Tiranë, ambasadori Borchardt: Inkurajoj hyrjen në Kuvend të deputetëve të rinj (VIDEO)

Tiranë, ambasadori Borchardt: Inkurajoj hyrjen në Kuvend të deputetëve të rinj (VIDEO)

Kreu i Prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ambasadori Bernd Borchardt, gjatë nënshkrimit sot të memorandumit të bashkëpunimit për dekriminalizimin mes Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme, deklaroi se inkurajon hyrjen në parlament të kandidatëve të listave shumemërore të opozitës.

Sipas tij, ata duhet të vendosin, nëse do të votojnë apo jo reformën zgjedhore, pasi votimi nga ana e tyre është tërësisht i ligjshëm. “Inkurajoj që kandidatët në listat shumëemërore të shkojnë në parlament. Ky është një proces normal. Ata vendosin vetë nëse do ta marrin apo jo mandatin. Reforma zgjedhore kërkon 84 vota. Nuk e di nëse ata që kanë hyrë në parlament janë në favor të reformës, por votimi i tyre është i ligjshëm nga pikëpamja juridike,” – u shpreh ambasadori Borchardt.

Ndërkohë, e pranishme në tryezë ishte edhe prokurorja e përgjithshme Arta Marku, e cila, duke iu përgjigjur interesimit për dosjet e përfolura në media, tha se çdo dosje po hetohet në vijimësi.

Memorandumi bashkëpunimi mes Komisionit Qëndror të Zgjdhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme pritet të nxisë hetimin e çështjeve që kanë të bëjnë me cënimin e zgjedhjeve.