Ballina Aktualitet Tiranë, Ambasada e Turqisë dhe TIKA, iftar për besimtarët dhe personalitete të...

Tiranë, Ambasada e Turqisë dhe TIKA, iftar për besimtarët dhe personalitete të fushave të ndryshme

Ambasada e Turqisë dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Tiranë shtruan iftar për besimtarët agjërues dhe personalitete të fushave të ndryshme. Mes të ftuarve ishin edhe ministrja e kulturës Elva Margariti, disa prej drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore ku TIKA ka zbatuar programe në shërbim të komunitetit, drejtues të komuniteteve të ndryshme fetare, personalitete të kulturës dhe artit, etj.

Ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk theksoi se “Ramazani është muaji i solidaritetit, përkrahjes dhe mëshirës.” “Është muaji i durimit për të na sjellë paqen e përjetshme,” – tha ambasadori turk. Të ftuarit i përshëndeti edhe Necip Ozay Ozutok, koordinatori i TIKA në vendin tonë.

Me rastin e muajit të Ramazanit, TIKA ka shtuar iniciativat për të ndihmuar familjet në nevojë, si pjesë e programeve të ndryshme që kjo agjenci zbaton. TIKA ka zbatuar programe dhe në Bashkinë e Kavajës, rëndësia e të cilave është vënë gjithnjë në dukje nga kryebashkiaku Isa Sakja.