Ballina Aktualitet Tiranë, Ambasada e SHBA: Krijimi i KLGJ dhe KLP, hap madhor për...

Tiranë, Ambasada e SHBA: Krijimi i KLGJ dhe KLP, hap madhor për drejtësinë

Pak orë pas hedhjes së shortit për anëtarët e KED, Ambasada Amerikane në Tiranë inkurajon krijimin e institucioneve të tjera që do ta plotësonin sistemin e drejtësisë.

Përmes Facebook, SHBA shkruan se po pret me kënaqësi krijimin e KLGJ dhe KLP.

Sipas saj, kështu do të hidhej një hap madhor drejt drejtësisë së vërtetë.

“Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj.

Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë,” – shkruan Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.