Ballina Aktualitet Tiranë, Alibeaj thirrje policisë: E drejta nesër në anën e qytetarëve

Tiranë, Alibeaj thirrje policisë: E drejta nesër në anën e qytetarëve

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje sot policisë të mbështesë protestën e qytetarëve ditën e nesërme. Sipas tij, Rama po e përdor sërish policinë duke e bërë vegël të krimit dhe korrupsionit. Ai shton gjithashtu se nesër e drejta është në anën e qytetarëve, prandaj edhe edhe policët duhet të rreshtohen në krahun e së drejtës.

“Takimin e fundit qe ka patur me trupen policore, ne 2017 u kerkoi atyre te hiqnin kapelet dhe te benin vota per Rilindjen. Sot, i lebetitur nga urrejtja e qytetareve, kerkon te gjeje strehe te policet. Sic duket, per t’i pergezuar per gazin lotsjelles dhe lendet kimike qe hodhen ndaj qyetareve. Sot, 6 vjet pasi e beri policine, vegel ne duart e krimit dhe politikes:

Me kanabizimin e gjithe Shqiperise,
Me hordhi te tera drejtues policie politike ne kerkim nga drejtesia,
Me dy ministra te brendshem te kapur ne krim dhe korrupsion,
me banda dhe kriminele, qe nen “hunden” e policise mbreterojne sot kudo dhe qe bejne vota per te, sot premton rritje page dhe kushte me te mira policeve, te cileve ka me shume se nje vit qe nuk u paguan oret shtese apo sherbimin e turnit te nates.
Police te rolit baze apo dhe ju drejtues te paperlyer ne krimet e pushtetit te Rames, nje thirrje kam per ju: e drejta e qytetareve per te protestuar meriton mbeshtetje dhe garanci. Jeni ne ate detyre ne sherbim te ligjit dhe jo frikes, panikut dhe paranojes se Edi Rames, fundi i te cilit eshte i paracaktuar. Ligji do te veproje mbi te! Mbrojtja e jetes dhe shendetit te qytetareve eshte detyra juaj. Ata qytetare protestojne per jete me te mire, per te flakur tej zgjedhen e krimit dhe korrupsionit. Ata protestojne per kushte me te mira pune dhe page dhe dinjitet edhe per ju police te ndershem. Drejtesia e tyre nuk do te fale asnjerin qe behet vegel e krimit dhe korrupsionit dhe regjimit autokratik te Rames. Neser e ne ditet ne vijim kur qytetaret protestojne, dijeni se shkelesit e ligjit jane jo perballe jush, por ata qe kerrusen pas kurrizit tuaj dhe ju detyrojne te helmojne vellezerit, motrat dhe prinderit tuaj.

Ligji eshte ne anen e qytetareve!
E drejta eshte ne anen e tyre.
Keni dhe ju detyrimin te jeni me ligjin!,” – shkruan ai.