Ballina Aktualitet Tiranë, akuza për pastrim parash, ndalohet biznesmeni i ndërtimit

Tiranë, akuza për pastrim parash, ndalohet biznesmeni i ndërtimit

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e biznesmenit Dritan Llanaj, sëbashku me dy persona të tjerë, nën akuzën e pastrimit të parave. Dy të ndaluarit e tjerë janë qytetarët Kadri Pazari dhe Arben Çaçi.

Tre të ndaluarit dyshohet se falsifikuan dokumentat për një truall prej 25 mijë metra katrorë, në Laprakë. Tre të ndaluarit dyshohen për pastrim të produkteve të veprës penale, pasi nuk kishin mundësi të justifikonin burimin e të ardhurave për transaksionin që kishin kryer.