Ballina Aktualitet Tiranë, aksioni politik i opozitës, Kryemadhi: Do të ketë plane të befasishme

Tiranë, aksioni politik i opozitës, Kryemadhi: Do të ketë plane të befasishme

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur për mediat lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë opozita në aksionin e saj politik. Kryemadhi nuk foli për një plan konkret, por tha se lëvizjet do të jenë të befasishme.

“Ne jemi opozita, qytetarët janë jo të përfaqësuar në parlament, – tha Kryemadhi. – Plane ka patjetër, por ato do të jenë të befasishme.” Ajo ka vijuar më tej edhe me zgjidhjen e situatës politike të krijuar, ku mbizotëron kërkesa për qeveri tranzitore.

“Zgjidhja është e thjeshtë, qeveri tranzitore, ka sa të duash socialistë, – ka shtuar kryetarja e LSI. – Sandër Lleshaj është gati, ka filluar të bëjë edhe leksione të hapura. Unë kam eksperienca nga historia e Ramës në politikë, ai nuk i qëndron marrëveshjeve. Basha është një ndër viktimat, nuk mund të ketë marrëveshje me Edi Ramën.”