Tiranë, aksident rrugor, 14-vjeçari në gjendje të rëndë, ndalohet shoferi

0
2

Mëngjesin e sotëm, një i mitur është përplasur në Tiranë, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, nga një automjet i tipit Audi. Burimet policore bëjnë të ditur se i aksidentuari është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që drejtuesi i automjetit, shtetasi 18-vjeçar F. H., është ndaluar.

Për momentin, dinamika e aksidentit është ende e pazbardhur plotësisht. Punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët gjenden në vendin e aksidentit, janë duke hetuar për shkaqet që çuar në këtë ngjarje të rëndë.