Ballina Aktualitet Tiranë, aksident i rëndë rrugor, humb jetën çifti dhe dy fëmijët e...

Tiranë, aksident i rëndë rrugor, humb jetën çifti dhe dy fëmijët e tyre

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmë vonë pas mesnate, rreth orës 01:00, në rrethrrotullimin pranë TEG në rrugën Tiranë-Elbasan. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se kanë humbur jetën katër anëtarë të një familje: nëna, babai dhe dy fëmijët, ndërsa një person i pestë, që mësohet se ka qenë edhe drejtuesi i automjetit, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve të para, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B., B. B., F. B. dhe Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit, i identifikuar me inicialet A. A., ndodhet nën kujdesin mjeksor.