Ballina LAJME PAA, Duka: Subvencionimi i bujqësisë sa 1 km rrugë me standardet e...

PAA, Duka: Subvencionimi i bujqësisë sa 1 km rrugë me standardet e kryeministrit

Gjatë bashkëbisedimit që zhvilluan sot forcat politike opozitare në lidhje me projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, u ndal tek subvencionet në bujqësi. “Gjithë bota e subvencionon bujqësinë, kurse tek ne subvencionimi është vetëm 20 milionë euro. Një fond i pamjaftueshëm që nuk pasqyron rritje. Kjo shifër është 1 km rrugë me koston e “Rilindjes”,” – ka thënë Duka.

“Mëkat i madh që bujqësia subvencionohet me 1 km rrugë. Mendoni se në zonat rurale jetojnë 460 mijë familje fermere. Nëse ne pjesëtojmë shifrën me numrin e familjeve fermere, na del 45 euro për familje. Mendoni nëse disbursohen plotësisht, kur ato disbursohen vetëm 5 – 10 përqind. Mendoni çfarë suvencionimi i bëhet bujqësisë. Subvencionime që, sipas statistikave, janë 10 herë më të ulëta sesa në Kosovë dhe 12 herë më të ulëta sesa në Maqedoni,” – u shpreh Duka.