Ballina Aktualitet Tiranë, aftësimi i të rinjve në fushën e teknologjisë, priotitet i qeverisë

Tiranë, aftësimi i të rinjve në fushën e teknologjisë, priotitet i qeverisë

Aftësimi Dixhital i të rinjve dhe përfitimi nga teknologjitë e reja e inovacioni ngelen në fokus të përhershëm të qeverisë shqiptare.

Kështu deklaroi sot zv.kryeministrja Senida Mesi, ndërsa bashkë me Komisioneren e Bashkimit Europian për Ekonominë Dixhitale dhe Shoqërinë, Mariya Gabriel vizitoi Kolegjin Profesional të Tiranës.

Ato biseduan me drejtuesit e tij për sfidat e arsimit të lartë profesional, si dhe panë nga afër disa prej laboratorëve të avancuar të këtij kolegji.

Qeveria shqiptare, tha Mesi, po punon fort që të promovojë çdo ditë e më shumë aftësimin dixhital të të rinjve, në mënyrë që të garantojmë një të ardhme më të mirë dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm për qytetarët e vendit tonë.