Ballina Aktualitet Tiranë, afati i ultimatumit ka përfunduar, reagon kryeministri

Tiranë, afati i ultimatumit ka përfunduar, reagon kryeministri

Teksa afati që studentët i kanë vendosur kryeministrit ka përfunduar, ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë thirrje për dialog.

”Gjithçka na duhet është të flasim.– Parrulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Europë…” – shkruan Rama tek sa ka publikuar dhe këto foto.

Studentët vazhdimisht kanë refuzuar kryeministrin Rama për dialog. Ata thonë se kërkojnë vetëm plotësim të kërkesave të tyre të cilat janë të qarta, dhe s’kanë nevojë për dialog.