Ballina LAJME Tiranë, administrata javën tjetër pesë ditë pushim

Tiranë, administrata javën tjetër pesë ditë pushim

Këshilli i Ministrave ka caktuar të premten e 30 nëntorit ditë pushimi për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore. Dita e punës e datës 30.11.2018 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti, thuhet në vendimin e sotëm të qeverisë, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Shkak është bërë fakti se 28-29 Nëntori, që janë festa zyrtare dhe ditë pushimi zyrtare, i takojnë të jenë të mërkurën e të enjten. Në këtë mënyrë, 30 nëntori i bie e premte dhe, më pas, datat 1 dhe 2 dhjetor janë pushimi i zakonshëm fundjavës.

Kjo tregon se administrata do të pushojë pesë ditë javën tjetër. Pritet që edhe shkollat ta zbatojnë këtë vendim.