Tiranë/Abuzuan me të miturin dhe kërcënuan familjen se do të bënin videon publike, në pranga edhe një 37 vjeçar

25

Detaje të reja kanë dalë në pah nga abuzimi me një 13 vjeçar në Korrik të këtij viti në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar edhe Bledar. M, 47-vjeç, i cili është i dyshuar se bashkë me dy persona të tjerë kanë abuzuar me një 13 vjeçar.

Më tej mendohet se këta persona e kanë filmuar aktin dhe kanë kërcënuar familjarët se do të bënin publike videon nëse nuk do të paguheshin 5 mijë euro nga familja e të miturit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, nga Sektori i Operacionales, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. M., 47 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Marrëdhënie s*ksuale ose homos*ksuale me dhunë me të mitur’, kryer në bashkëpunim, ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ dhe ‘Grupi strukturuar kriminal’.