Ballina Aktualitet Tiranë, 51 pedagogë kërkojnë shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë

Tiranë, 51 pedagogë kërkojnë shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë

51 pedagogë të Fakultetit të Filologjisë pas Fakultetit të Shkencave Sociale kanë nënshkruar një peticion për shfuqëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Në peticion, pedagogët theksojnë se Ligji i Arsmimit të Lartë, i cili është aktualisht në fuqi shkel thellësisht të drejtat e studentëve.

Si kërkesë e dytë, në peticion shprehet nevoja e hartimit të një ligji të ri me parime të transparencës dhe që i mundëson të diplomuarve integrimin  në tregun e punës.