Ballina Aktualitet Tiranë, 4,8 përqind e shpenzimeve totale shkojnë për argëtim e çlodhje

Tiranë, 4,8 përqind e shpenzimeve totale shkojnë për argëtim e çlodhje

Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i vendit, por edhe epiqendra e argëtimit dhe çlodhjes. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Tirana mban rekordin e shpenzimeve në kategorinë art, argëtim dhe çlodhje, me 4,8% të totalit të shpenzimeve.

Pesha që zënë artet, argëtimi dhe çlodhja në totalin e ekonomisë së vendit ka shënuar rritje. Sipas të dhënave të INSTAT, artet, argëtimi dhe kultura kontribuuan me 3% në vlerën e shtuar bruto të ekonomisë, nga 2,47% që kjo kategori kishte kontribuar në vitin 2015.

Vetëm në Tiranë, shpenzimet për argëtim llogariten në rreth 210 milionë euro në vit, ose gati 60 përqind e shumës që shpenzohet për këtë qëllim në të gjithë vendin.