Tiranë/41 vjeçari thyen urdhërin e mbrojtjes, tenton të vrasë me thikë bashkëshorten

25

Një 41-vjeçar ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij në shtëpi, por është ndaluar dhe arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Yrshek të Tiranës, në ambientet e banesës, ku shtetasi Ç. M. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për bashkëshorten e tij dhe po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, si dhe po e kërcënonte atë me thikë.

Policia ka arritur të arrestojë në kohë 41-vjeçarin, duke i sekuestruar thikën, me të cilën kërcënonte për të vrarë bashkëshorten e tij.