Tiranë, 11 mln euro kompanisë DH Albania për tenderin, reagon OST

24

Pas skandalit të publikuar në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila sipas Agjencisë së Prokruorimit publik thuhet se ka përfituar një tender me vlerë 11 milionë euro nga Operatori i Sistemit te Transmetimitr, vjen reagimi nga ky i fundit.

Përmes një njoftimi për mediat OST pohon se në momentin kur është njohur me permbajtjen e dokumenteve të shfaqura në emisionin “Te Paekspozuarit”, ku u zbulua se kompania DH Albania kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit të të Delaware, ky institucion ka marre masat për pezullimin e njëanshem të kontratës.