Ballina Aktualitet Tiranë, 106-vjetori i Forcave të Armatosura

Tiranë, 106-vjetori i Forcave të Armatosura

Me rastin e 106-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes ka çelur edhe një ekspozitë fotografike në kryeqytet.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se kjo ekspozitë është krijuar për ministrin e parë të Mbrojtjes së Shqipërisë, Mehmet Pashë Dëralla, i cili ka edhe 175-vjetorin e lindjes.

Në këtë ekspozitë, arkivi i Forcave të Armatosura dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ekspozuan disa fotografi dhe dokumente të papublikuara më parë, të viteve të para të krijimit të Forcave të Armatosura.