Tirana mundet nga Crvena Zvezda me rezultatin minimal 1-0

43

Tirana është mundur me rezultatin 1-0 nga Crvena Zvezda në ndeshjen e vlefshme për turin kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Bardheblutë janë mundur me vetëm një gol në takimin e luajtur në stadiumin kombëtar në Tiranë.

Goli për skuadrën serbe u shënua nga Tomane në minutën e 62’ të takimit.

Pas një harkimi nga këndi, futbollisti Tomane godet me kokë brenda zonës, duket tundur rrjetën e Ilion Likës.