Ballina Aktualitet Danimarkë, Transformative Action Award 2018, Tirana në finale

Danimarkë, Transformative Action Award 2018, Tirana në finale

Tirana është përzgjedhur ndër tre finalistet për Çmimin Evropian për Veprimtarinë Transformuese 2018, çmim ky që akordohet nga Platforma e Qyteteve të Qëndrueshme, një organizatë kjo me qendër në Aalborg, në Danimarkë, qëllimi i së cilës është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm të qyteteve evropiane.

Kryeqyteti ynë u vlerësua në mënyrë specifike për veprimtarinë lidhur me rritjen e hapësirës së gjelbër urbane rreth qytetit, e gjithashtu edhe për angazhimin e qytetarëve në aksionet e ndërmarra për transformimin e tij. Zëvendëskryebashkiaku kryeqytetas Arbër Mazniku, me këtë rast ka thënë se “kjo i kushtohet qytetarëve të Tiranës që morën pjesë në aksionin e pyllit orbital rreth e qark qytetit.”

Çmimin Evropian për Veprimtarinë Transformuese 2018 e fitoi qyteti i Ghent, në Belgjikë.