Ballina Aktualitet Tirana feston Ditën e Verës, Veliaj ka një mesazh për protestuesit e...

Tirana feston Ditën e Verës, Veliaj ka një mesazh për protestuesit e opozitës

Ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë, Tirana ka festuar sot ditën e verës, pasi data 14 mars ishte ditë me shi.

I pranishëm në aktivitetet ishte edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili në fjalën së tij, nuk la pa përmendur edhe protestën e ditës së djeshme të opozitës. Ai i quajti protestuesit një grup ekskursionistësh që dhunuan Tiranë.

Mesazhi që dha për Ditën e Verës Veliaj ishte: – ” Hajde të fokusohemi tek gjërat që na bashkojnë, hajde të fokusohemi tek një Tiranë që po bën progres, hajde të fokusohemi tek dashuria, paqja dhe jo për tu përçarë dhe dhunuar një qytet që mezi ne e ndërtojmë”.

Tirana sot mori një pamje shumë festive, dhe siç po bëhet traditë në kryeqytet, sporti ishte i përfshirë pothuajse në çdo aktivitet.

Ai tha se sot janë tre fish më shumë qytetarë sesa opozita dje në protestë, ndërsa duke treguar mesazhin e një miku demokrat, Veliaj rikonfirmoi kandidimin për një mandat të dytë në Tiranë.