Tirana e Fieri nën “shënjestrën” e OFL, u dërgohet formulari i vetëdeklarimit 4 personave/EMRAT

23

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularin e vëtëdeklarimit të pasurive, katër personazheve të botës së krimit, të dënuar për vepra të rënda penale.

Në “sitën” e OFL-së, kanë përfunduar Fatmir Kallashi, Renato Rapaj, Lulëzim Çepele, Shkëlqim Kurpalaj.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale të “vrasjes me paramendim”, “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “shfrytëzim prostitucioni”.

Më konkretisht:

Fatmir Kallashi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve;

Renato Rapaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

Lulëzim Çepele, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Shkëlqim Kurpalaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.