Ballina LAJME Tim Judah: Merkel ndaloi shkëmbimin e kufijve në Ballkan

Tim Judah: Merkel ndaloi shkëmbimin e kufijve në Ballkan

Publicisti dhe analisti i njohur britanik Tim Judah ka folur për idenë e korrigjimit dhe të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se kjo alternativë mori fund nga presioni i kancelares gjermane Angela Merkel.

Në një intervistë të dhënë për TV N1, analisti thekson fakti se kjo ide nuk është më në tryezën e diskutimeve, sepse beson fort se ajo u ndalua përfundimisht në Samitin e Berlinit, i mbajtur pak ditë më parë nga kancelarja gjermane Merkel.

“Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të kthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara, – ka theksuar Judah. – Por, mendoj se aktualisht ajo është stopuar.”

Ai shton se një shkëmbim i mundshëm territoresh do të kishte pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit. “Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh dhe, aktualisht, kjo më nuk është një opsion,” – ka theksuar analisti i njohur britanik i çështjeve të Ballkanit.