Ballina Aktualitet ‘Ti dhe Ermali u bëtë milionerë me injorancën tonë’, Bes Kallaku reagon...

‘Ti dhe Ermali u bëtë milionerë me injorancën tonë’, Bes Kallaku reagon ndaj fansit: Mbylle…

Aktori i humorit Bes Kallaku ka bërë me dije para pak ditësh lajmin, që së shpejti do të dalë në treg filmi i tij me titull ‘Falco Laçjani’.

Filmi do të jetë i zhanrit komedi dhe do të prodhohet nga kompania e tij ‘Loku Film’.

Për këtë projekt ai ka bërë me dije, se ka dy vite që po punon.

Mirëpo, së fundmi ka ndodhur një ‘konflikt’ virtual mes tij dhe një komentuesi.

“I keni rënë lapsit ju me shqiptarët që qeshim me ka*lliqet tuaja dhe të Ermalit. U bot milionera me injorancën tonë. Ju lumtë, i fusni një film pa lidhje leku letër. Qr shenjat e kiametit”- shkruan komentuesi në postimin e Bes Kallakut në instagram.

“Nuk ke faj vllai, fiks shenjat e kiametit. Kur lexo komente dhe arsyetime si ky i yti me vjen t’i them zotit, – Gjatë e ke çu… mbylle me kaq.”-i përgjigjet aktori.