Thyen xhamat e makinës dhe kanos me sëpatë dy të rinj, policia arreston 32 vjeçarin

29

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë, pasi kanosi dy persona.

Në pranga ka rënë M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Sipas policisë, 32-vjeçari kanosi me sëpatë, duke iu thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”, njofton policia.