Thjeshtohet aplikimi për pasaportë, Lleshaj njofton mbi mënyrën e re!

54

Nga dita e nesërme do mund të aplikoni për pasaportë me anë të një procedure të thjeshtuar, pa formular policie.

Lajmi u dha nga ministri, Sandër Lleshaj. Ai tha se qytetarët mund të paraqiten tanimë direkt në zyrat e aplikimit.

Ministri e quajti këtë një risi e cila do të kursejë kohën e qytetarëve si dhe shpenzimet.

“Duke filluar nga nesër, qytetarët që duhet të ri-aplikojnë për pasaportë, u mjafton vetëm të paraqiten pranë sportelit përkatës të aplikimeve, pas përcaktimit të orarit të aplikimit që bëhet online. Një risi tjetër, e cila ka kohë që ka ndodhur lidhet me faktin që për qytetarët që aplikojnë për karta identiteti dhe që janë mbi moshën 75 vjeç, ajo lëshohet pa afat vlefshmërie që do të thotë që kushdo që ka kaluar moshën 75 vjeç dhe aplikon për të marrë një kartë identiteti, ajo lëshohet pa afat skadence, që është po ashtu një lehtësi dhe shërbim i ri në favor të qytetarëve”, u shpreh ministri.