Ballina Aktualitet Thirrje fetare në stadium, procedohet penalisht tifozi 23-vjeçar

Thirrje fetare në stadium, procedohet penalisht tifozi 23-vjeçar

Policia njofton se ka proceduar penalisht një tifoz 23-vjeçar, për thirrje fetare në stadium. I proceduari është shtetasi M.M. 23-vjeçari është proceduar nga Antiterrori.

Në rrjetet sociale qarkullon një video skandaloze, ku tifozët bardheblu thërrasin  “Allahu Ekber” në një moment të sfidës Laçi – Tirana. Ekipi i Tiranës e fitoi ndeshjen me rezultatin 3:1. Thirrjet janë bërë në stadiumin e qytetit të Laçit.


Në video shihet se tifozët përpos thirrjes “Allahu Ekber”, vazhdojnë të shajnë me fjalor banal.