Ballina BOTA Themeluesi i Bitcoin merr me vete “sekretin” e 190 milionë dollarëve

Themeluesi i Bitcoin merr me vete “sekretin” e 190 milionë dollarëve

QuadrigaCX, një nga platformat më të rëndësishme kanadeze për të investuar në kriptovalut, ndodhet prej ditësh në një situatë të vështirë pas vdekjes së papritur të themeluesit të saj, 30-vjeçarin Gerarl Cotten, i cili vdiq nga sëmundja e Crohn në Indi, në 9 dhjetor.

Rreth 190 milion dollarë në kriptovaluta janë “mbyllur” në një vrimë të zezë në internet pasi themeluesi i monedhës virtuale vdiq papritur, duke marrë me vete edhe kodin e aksesit. Investitorët në QuadrigaCX, shkëmbimi më i madh i Kanadasë për kripto-valutat, nuk janë në gjendje të marrin fondet e tyre mbrapsht pasi nuk dinë passwordin për të hyrë në website.

Eksperti i sigurisë i marrë nga gruaja e themeluesit të QuadrigaCX ka thënë që ka tentuar të thyejë disa nivele sigurie që i përkisnin burrit të saj, por ka arritur të marrë vetëm të dhënat në telefonat e tij dhe tek të tjera kompjutera të Cotten.