Thellohet tragjedia në Durrës, pas të atit, ndërron jetë edhe 9 vjeçarja, stafi i spitalit tejet i prekur

79

Pas lajmit se në Rrushkull të Durrësit u mbyt në det shtetasi DH.B., 44-vjeç, teksa ishte futur për t’u larë me vajzën e tij, ka ndërruar jetë në spital edhe vajza 9-vjeçe.

Nuk ka ende informacion nëse të dy janë futur për t’u larë, apo i ati në tentativë për të shpëtuar vajzën është mbytur vetë fillimisht.

Paraprakisht mendohet për versionin e dytë, pasi vajza doli në breg në gjendje të rëndë.

Një mjek në detyrë i spitalit të Durrësit konfirmoi se vogëlushja pavarësisht ndihmës dhe përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, ndërroi jetë.

Lajmin e konfirmon dhe policia e shtetit me anë të një njoftimi për mediat.

“Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B., 44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe”.