Ballina KULTURË “The Times Book Review”, 10 librat më të mirë të vitit 2018

“The Times Book Review”, 10 librat më të mirë të vitit 2018

Redaktorët e “The Times Book Review” kanë përzgjedhur titujt më të mirë fiksion dhe jo-fiksion për këtë vit.

“Asymmetry” nga Lisa Halliday

Në “Asymmetry”, dy seksione në dukje të palidhura, lidhen me një kod tronditës. E para, “Marrëzia”, është një histori dashurie. Tregon për marrëdhënien midis Alice-s, një redaktore librash dhe Ezra Blazer, një romancier i shkëlqyer. Seksioni i dytë, “Çmenduri” rrëfen për Amar Jaafarit, një ekonomist iraken-amerikan, i cili po mbahet në burg në Heathrow.

“The Great Believers” nga Rebecca Makkai

I vendosur në Çikago në mes të viteve ’80 dhe në Paris në kohën e sulmeve terroriste të vitit 2015, romani i thellë i Makkai-t përdor epideminë e AIDS dhe kërkimin e nënës për vajzën e saj të larguar, për të eksploruar efektet e humbjes së pakuptimtë dhe përpjekjet tona për ta kapërcyer atë.

“The Perfect Nanny” nga Leila Slimani

Ne e dimë që nga fillimi i këtij tregimi që një dado ka vrarë të dy fëmijët në kujdesin e saj, por ajo çfarë e bën këtë rrëfim të mrekullueshëm është analiza tërheqëse e autorit për marrëdhënien e veçantë midis një nëne dhe personit që merr përsipër për t’u kujdesur për fëmijët e saj.

“There There” nga Tommy Orange

Debutimi i Orange është një meditim ambicioz për identitetin dhe alternativat e tij të rrëzuara, mbi mitin e filtruar përmes lenteve të kohës, të varfërisë dhe jetës urbane. Kapitujt e tij të shumtë, të shkurtër, tregojnë për një grup amerikanësh vendas që jetojnë në Oakland, Kaliforni, ndërsa udhëtojnë drejt një pusi.

“Washington Black” nga Esi Edugyan

Kjo punë e jashtëzakonshme e ndjeshmërisë dhe imagjinatës, fituese e çmimit prestigjioz “Giller” të Kanadasë në vitin 2018, zhvillohet në një plantacion të sheqerit në Barbados, në ditët e skllavërisë. Përkundër atij sfondi të brutalitetit, na çon në një botë të re mundësish; një botë në të cilën njerëzit ngrihen në qiell në balona me ajër të nxehtë, zhyten në thellësitë e oqeanit misterioz dhe kalojnë Arktikun në këmbë.

“American Prison” nga Shane Bauer

Bauer u zhvendos në Luizianën rurale në vitin 2014 për të punuar si roje në Qendrën Rehabilituese Winn, një burg i drejtuar privatisht. Ai punoi aty katër muaj para zbulimit të mashtrimit të tij, por kjo periudhë ishte mëse e mjaftueshme për të shkruar për Nëna Xhons. Ky libër i dha atij “Çmimin Kombëtar të Revistës” dhe një ftesë për të folur me zyrtarët në Uashington rreth problemeve në burgje.

“Educated” nga Tara Westover

Libri i jashtëzakonshëm i Westover-it është një akt guximi dhe vetëzbulimi. Libri flet për më të voglën nga shtatë fëmijët, që u rritën në Idaho, në një familje të varfër që jetonte aq larg qytetërimit, saqë iu mungonte edhe çertifikata e lindjes dhe nuk shkonin as në shkollë.

“Frederick Douglass” nga David W. Blight

Një punë madhështore rreth një figure madhështore. Douglass karizmatik ishte ndërgjegja e Abraham Lincoln-it dhe kjo biografi e detajuar, biografi  kinematografike e Blight-it, është rezultat i një jete afër subjektit të tij.

“How to Change Your Mind” nga Michael Pollan

Duke eksploruar historinë dhe shkencën e “psikedelikëve”, ai tregon për ngritjen dhe rënien e interesit tonë shoqëror për këto drogëra, të cilat tani mendohet që sjellin shumë përfitime, për lehtësimin e dhimbjeve te të sëmurët terminalë.

Small Fry” nga Lisa Brennan-Jobs

Brennan Jobs u rrit në mes dy botëve të ndryshme: bota bohemiane e nënës së saj, një artiste e paqëndrueshme dhe e varfër, dhe bota luksoze e babait të saj gjithnjë e më të pasur, Steve Jobs. Ajo ofron portrete të pashlyeshme të të dy prindërve, duke rikrijuar peizazhin e fëmijërisë së saj në Palo Alto.