Ballina Aktualitet The Mirror: “Burgjet e Anglisë të mbushur me shqiptarë, trafikantë kokaine”

The Mirror: “Burgjet e Anglisë të mbushur me shqiptarë, trafikantë kokaine”

Numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe pothuajse është katërfishuar në pesë vitet e fundit ndërsa bandat e drogës kanë pushtuar rrugët me kokainë të lirë, shkruan gazeta britanike “The Mirror”

Sipas shifrave të ministrisë së Drejtësisë nëse numri i të burgosurve shqiptarë në 2013 ishte 212 vitin e kaluar kjo shifër ka shkuar në 760. Nga këta 433 persona janë në burg për drogë.

Ky lajm është në vazhdën e shkrimeve që The Mirror ka shkruar dedikuar mafias shqiptare.

Më 25 shkurt kjo gazetë shkruante: Mafia shqiptare zotëron tregun 5 miliardë paund të kokainës në Britani

Një studiues në Universitetin Leeds Beckett dhe një ekspert për bandat, Mohammed Qasim, citohet duke thënë:“Shqiptarët kanë siguruar një reputacion serioz, dhe askush nuk përpiqet t’i sfidojë ata. Kemi shqiptarë të rinj që vijnë vetëm për të fituar para nga tregu i drogës. Disa prej tyre kanë vila të mëdha në Shqipëri.”