Ballina Showbiz “The Kosovo War” , neozelandezi Wade Goddard boton albumin nga lufta e...

“The Kosovo War” , neozelandezi Wade Goddard boton albumin nga lufta e Kosovës

Libri i ri i fotografit Wade Goddard nga Zelanda e Re kap vuajtjet e konfliktit në Kosovë, ndonëse fotografi veteran i Ballkanit përpiqet të gjejë dhe të pasqyrojë shpresën edhe mes gjakderdhjes.

Në fotografitë e tij, Goddard portretizon tragjedinë e hidhur të cilën shumë familje shqiptare të Kosovës e përjetuan gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe efektet e konfliktit në jetën dhe ndjenjat e tyre. Në libër vijnë pamjet e trupave në tokë, pjesërisht të mbuluara me batanije, njerëz që vuajnë nëpër male dhe në kampe të improvizuara refugjatësh.

Në atë kohë ai ishte 22 vjeç, i papunë dhe nuk kishte përvojë profesionale. Nga Kroacia, lufta u përhap në Bosnje-Hercegovinë dhe fotografitë e Goddard nga qyteti i shkatërruar i Mostarit u shpërndanë në mediat e të gjithë botës. Ndër skenat që e mbërthyen më shumë atë në Bosnje-Hercegovinë ishte ardhja e mijëra refugjatëve nga Shrebrenica në stadium, ndërsa përgatitej masakra famëkeqe e korrikut të vitit 1995.

Goddard portretizoi mizoritë dhe tmerret e luftës, por gjithashtu edhe përpjekjet njerëzore për të thyer zinxhirin e dhunës dhe ndëshkimit.

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme si fotograf i pavarur për Reuters, New York Times, Associated Press dhe Newsweek, ai mbuloi një sërë konfliktesh. Pikërisht fotografitë e mbledhura nga puna e tij në Kosovë vijnë tani të botuara, si një thirrje për ndikimet e rënda që konfliktet e armatosura kanë në jetët e njerëzve.